Qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike do ta gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza duke filluar nga 1 janari, 2024
Në cilat shtete mund të udhëtohet pa vizë?
Shtetet ku mund të udhëtohet pa vizë janë: a ) Shtetet Anëtare të BE-së që janë pjesë e zonës Shengen: Për më shumë rreth zonës Shengen dhe listën e shteteve vizitoni linkun https://home-affairs.ec.europa.eu/policies/Shengen-borders-and-visa/Shengen-area_en
b) Shtetet Anëtare të BE-së që nuk janë ende pjesë e zonës Shengen, por e zbatojnë legjislacionin acquis të Shengenit: Bullgaria, Qipro dhe Rumania
c) Shtetet tjera të Shengenit të cilat nuk janë anëtare të BE-së: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.
Çka duhet të keni me vete për lejim te hyrjes ne zonen Shengen ??
- Pasaporta biometrike e vlefshme ( me afat )
- Mbulesë të mjaftueshme financiare për ditët e vizitës - qendrimit ( rreth 50 Euro / ditë
- Gjithnjë me vete duhet ta keni informatën e saktë për adresën e qëndrimit dhe numrat e telefonit nëse do të qëndroni tek familjarët apo të afërmit tuaj , ose deshmi për rezervimin e hotelit .
- Policia kufitare e shtetit Shengen ka të drejtën t’i mohojë hyrjen çdo qytetari nëse nuk posedoni informata dhe dokumente të mjaftueshme që arsyetojnë qëllimin e vizitës dhe mbulesën e kostove gjatë qëndrimit atje. për më shumë ju lutem klikoni ne linkun : https://integrimievropian.rks-gov.net/vizat/cka-eshte-liberalizimi-i-vizave/